Deklaratat për Ballukun, Berisha-Ramës: Edvin, asgjë në botë nuk të shpëton

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë në një postimin në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama në konferencë me Komisioneren e Zgjerimit në Bashkimin Europian, Marta Kos, kërcënoi drejtësinë kur u pyet për çështjen “Balluku”. Berisha shkruan se kreu i qeverisë është i frikësuar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe nga mesazhet që ajo ka shkëmbyer […]

Nëntor 21, 2025 - 14:30
 0
Deklaratat për Ballukun, Berisha-Ramës: Edvin, asgjë në botë nuk të shpëton

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë në një postimin në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama në konferencë me Komisioneren e Zgjerimit në Bashkimin Europian, Marta Kos, kërcënoi drejtësinë kur u pyet për çështjen “Balluku”.

Berisha shkruan se kreu i qeverisë është i frikësuar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe nga mesazhet që ajo ka shkëmbyer me vartësit e saj.

Kryeministri Rama kishte deklaruar më parë se: “Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.”

Berisha interpreton fjalët e Ramës si një paralajmërim ndaj Ballukut, duke thënë se Rama i tregon se Kushtetuta është mbi gjithçka dhe se askush nuk mund të shmangë përgjegjësitë e ligjit. Ai e përfundon reagimin e tij duke shkruar: “Edvin, asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të rënda.”