Deklarohet Trump: Irani është më serioz se kurrë për negociata

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sinjalizuar një qasje më të moderuar ndaj Iranit, duke thënë se Teherani është “më serioz se kurrë më parë” për zhvillimin e bisedimeve, ndërsa ka zbutur deklaratat e mëparshme për një sulm të madh usht...

Korrik 25, 2026 - 08:30
Deklarohet Trump: Irani është më serioz se kurrë për negociata
deklarohet-trump:-irani-eshte-me-serioz-se-kurre-per-negociata

deklarohet-trump:-irani-eshte-me-serioz-se-kurre-per-negociata

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sinjalizuar një qasje më të moderuar ndaj Iranit, duke thënë se Teherani është “më serioz se kurrë më parë” për zhvillimin e bisedimeve, ndërsa ka zbutur deklaratat e mëparshme për një sulm të madh ushtarak.

Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë për teknologjinë bërthamore, Trump tha se ende nuk ka marrë një vendim për nisjen e “sulmeve masive” ndaj Iranit, pavarësisht se më herët kishte deklaruar se një opsion i tillë ishte në shqyrtim.

“Për momentin, ne po flasim me ta, kështu që ndoshta nuk do të ketë një pikë kthese që do të çonte në një sulm masiv”, u shpreh 80-vjeçari para gazetarëve në Zyrën Ovale, shkruan skynews.

Trump on Iran:

I think they are being, by far, the most serious so far. pic.twitter.com/laufxygDqq

— Clash Report (@clashreport) July 24, 2026

Reagimi i ri vjen pas paralajmërimeve të mëparshme se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme për veprime të fuqishme ushtarake kundër Iranit. Megjithatë, këtë herë presidenti amerikan la të kuptohet se një marrëveshje diplomatike mbetet një mundësi.

Trump tha se SHBA-ja dhe Irani mund të vazhdojnë “siç jemi tani” ose mund të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës.

Lideri amerikan gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se zgjedhjet e ardhshme në SHBA po ndikojnë në vendimet e tij për politikën e jashtme, duke deklaruar: “Pavarësisht asaj që thonë të gjithë për zgjedhjet e mesmandatit, unë nuk jam me nxitim”.

Deklaratat e reja të Trumpit tregojnë një përpjekje për të mbajtur të hapur kanalin diplomatik me Teheranin, ndërsa tensionet mes dy vendeve mbeten të larta.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.