Deliu-Kodra: Afati kushtetues ka përfunduar, do t’i shqyrtojmë mundësitë për dërgimin e çështjes në Kushtetuese
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka folur para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke komentuar pretendimet se nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nuk janë procesuar. E pyetur...


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka folur para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke komentuar pretendimet se nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nuk janë procesuar.
E pyetur nëse kishte informacione nëse nënshkrimet ishin procesuar gjatë mbrëmjes, pas deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se ato nuk ishin protokolluar, Deliu tha se nuk kishte informacione të tilla.
“Nuk kam informacione. Ne kemi qenë deri në orën 12:00 të natës, kemi pritë nëse pjeken kushtet për me mbajtë seanca, po e keni pa që dyert e seancës plenare kanë qenë të mbyllura dhe kushtimisht ka qenë e pamundur që të zhvillohen punimet e seancës dhe përpjekjet tona kanë qenë të pakuptimta. Faleminderit!”, deklaroi Deliu.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
