Deliu: Kuvendi i Republikës nuk është i një partie, nuk guxon të mbetet peng

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se zhvillimet e djeshme në Kuvend kanë qenë në kuadër të përpjekjeve të kësaj partie për të kthyer, siç u shpreh ajo, rendin kushtetues. Deliu-Kodra bëri të ditur se PDK-ja do t’i drejtohet ...

gusht 13, 2026 - 10:00
Deliu: Kuvendi i Republikës nuk është i një partie, nuk guxon të mbetet peng
deliu:-kuvendi-i-republikes-nuk-eshte-i-nje-partie,-nuk-guxon-te-mbetet-peng

deliu:-kuvendi-i-republikes-nuk-eshte-i-nje-partie,-nuk-guxon-te-mbetet-peng

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se zhvillimet e djeshme në Kuvend kanë qenë në kuadër të përpjekjeve të kësaj partie për të kthyer, siç u shpreh ajo, rendin kushtetues.

Deliu-Kodra bëri të ditur se PDK-ja do t’i drejtohet sekretares së Kuvendit lidhur me zhvillimet e fundit dhe mënyrën se si janë zhvilluar punimet në institucion.

“Në kuadër të aktiviteteve që PDK-ja do t’i ketë në Kuvend, do t’i adresohemi sekretares së Kuvendit. Ju e keni parë dje që zhvillimet në Kuvend kanë qenë në kuadër të përpjekjeve tona. Kuvendi është marrë peng prej një partie politike”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo theksoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk i përket një partie politike, por të gjithë deputetëve të zgjedhur nga qytetarët.

“Kuvendi i Republikës nuk është i një partie politike. Kuvendi u takon të gjithë deputetëve të parlamentit që janë betuar në këtë parlament dhe nuk mundet një parti politike të shantazhojë administratën”, deklaroi ajo./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.