Demiri takoi banorët e Vranjovcës

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, i mbështetur edhe nga Koalicioni VLEN dhe ASh-ja e Ziadin Selës vazhdon takimet me qytetarët. Demiri ka takuar banorët The post Demiri takoi banorët e Vranjovcës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 6, 2026 - 17:00
 0
Demiri takoi banorët e Vranjovcës

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, i mbështetur edhe nga Koalicioni VLEN dhe ASh-ja e Ziadin Selës vazhdon takimet me qytetarët. Demiri ka takuar banorët e fshatit Vranjovcë, ku ka prezantuar projektet e tij për zhvillimin e këtij vendbanimi dhe Komunën e Vrapçishtit. Demiri theksoi se fokusi i angazhimit të tij do të jetë përmirësimi i kushteve bazike të jetesës për qytetarët.  

“Sigurimi i ujit të pijshëm, rregullimi i infrastrukturës rrugore dhe ofrimi i shërbimeve komunale funksionale janë ndër prioritetet kryesore. Zhvillimi i Vranjovcës duhet të bazohet në projekte konkrete dhe planifikim të qëndrueshëm, me bashkëpunim institucional për realizimin e tyre.”, theksoi Demiri. 

Ai premton se nëse merr besimin e qytetarëve, do të angazhohet që këto projekte të kenë afate të qarta dhe zbatim transparent. Demiri premtoi se mendimet dhe nevojat e qytetarëve do të jenë pjesë e pandashme e programit të qeverisjes lokale.

The post Demiri takoi banorët e Vranjovcës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .