Demokratët në prag të kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve – Hakeem Jeffries gati për të bërë histori si Spiker of House

Nga Beqir SINA – New York/INA Parashikimet e fundit të orës së vonë të pasdites, tregojnë se demokratët favorizohen me mbi 90% për Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Senati mbetet më i ngushtë duke anuar të mbetet kuq. Amerikanët po hedhin vota...

Nëntor 4, 2026 - 01:00
Demokratët në prag të kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve – Hakeem Jeffries gati për të bërë histori si Spiker of House

Nga Beqir SINA – New York/INA

Parashikimet e fundit të orës së vonë të pasdites, tregojnë se demokratët favorizohen me mbi 90% për Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Senati mbetet më i ngushtë duke anuar të mbetet kuq.

Amerikanët po hedhin votat sot në zgjedhjet e mesit të mandatit 2026, duke vendosur se kush do të marrë kontrollin e Kongresit dhe Senatit për dy vitet e fundit të mandatit të Presidentit Donald Trump, së bashku me dhjetëra poste guvernatori dhe mijëra zyra shtetërore e lokale.

Të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve janë në votim.

Republikanët hyjnë me shumicë të ngushtë (rreth 218-214, me vende të lira). Demokratët kanë nevojë për një fitim neto prej rreth 3–5 vendesh për të marr kontrollin e Kongresit.

Tridhjetë e pesë vende në Senat janë në votim (33 të rregullta plus zgjedhje të posaçme në Florida dhe Ohio).

Republikanët kanë 53-47. Demokratët duhet të fitojnë katër vende për 51, pasi barazimi 50-50 thyhet nga Zëvendëspresidenti JD Vance.

Në 36 shtete zgjidhen guvernatorë dhe mijëra vende në legjislaturat shtetërore e lokale.

Çështjet kryesore që nxisin pjesëmarrjen e lartë janë ekonomia dhe kostoja e jetesës, inflacioni, çmimet e energjisë (të ndikuara nga lufta me Iranin), imigracioni, aborti dhe llogaridhënia e qeverisë.

Votimi i parakohshëm ka thyer rekorde, me mbi 53–57 milionë fletëvotime tashmë, ku demokratët udhëheqin në shumë shtete kyçe.

Parashikimet e fundit të pasdites (ora 5 PM) 3/4 orë para mbylljes së qendrave të votimit.

Mbyllja e parë e qendrave të votimit fillon rreth orës 18:00–19:00 koha e Bregut Lindor (pjesë të Indianës dhe Kentucky-t), me rezultate më të plota pas orës 19:00–21:00.

Modelet më prestigjioze të përditësuara sot japin këtë pamje të qartë:

• Vote-Scope thotë se : Demokratët favorizohen me 96% për Dhomën e Përfaqësuesve (mesatare 242 vende) dhe 81% për Senatin (mesatare 54 vende).

• Silver Bulletin (Nate Silver / FLIPR): Shumica demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve “pothuajse e sigurt”; Senati gjithashtu favorizon demokratët, me kandidatë demokratë që udhëheqin në pothuajse të gjitha shtetet e betejës (Texas, Ohio, Kansas, Maine, Iowa etj.).

• Decision Desk HQ: Rreth 84% për Dhomën (projektim ~241 vende) dhe 65% për Senatin (~52 vende).
• Tregjet e parashikimit (Polymarket, Kalshi): Rreth 94% për Dhomën demokratike dhe 75–78% për Senatin.

Në përgjithësi, demokratët janë favorizuar fuqishëm për Dhomën e Përfaqësuesve (shpesh mbi 90–96%), ndërsa Senati mbetet më i ngushtë, dhe sipas modeleve serioze është pak e vështirë të anojnë nga demokratët, veçanërisht në gara kyçe si Ohio, Texas, Kansas, Maine, Alaska dhe Michigan.

Kush mund të bëhet Spiker of House i Dhomës së Përfaqësuesve ?

Nëse demokratët fitojnë Dhomën – siç parashikojnë pothuajse të gjitha modelet kryesore – lideri aktual i minoritetit demokrat, Hakeem Jeffries (Nju Jork), është pothuajse i sigurt se do të zgjidhet Spiker i Dhomës së Oërfaqësuesve .

Ai do të bëhej spikeri i parë afro-amerikan i Dhomës së Përfaqësuesve. Jeffries ka theksuar se fokusi tani është fitorja e vendeve, por anëtarët e tij dhe vëzhguesit e Washingtonit e shohin tashmë si spikerin e ardhshëm.

Skenarët e mundshëm :

• Demokratët marrin Dhomën e Përfaqësuesve (skenari më i mundshëm): Mbikëqyrje e fortë, hetime dhe ndikim në shpenzime. Trump do të mbështetej më shumë te urdhrat ekzekutivë të lëshuar deri tani.

• Nëse Demokratët marrin edhe Senatin: Kontroll i plotë i Kongresit – ka mundësi për legjislacion më agresiv, por me vetëm me Trumpin.

• Nëse Republikanët mbajnë Senatin: Do të kemi një Qeveri e ndarë, bllokime të shpeshta dhe negociata të vështira për buxhetin.

Këto zgjedhje janë test i hershëm për vitin 2028 zgjedhjet presidenciale .

Rezultatet e plota, veçanërisht për Senatin, mund të vonohen disa ditë për shkak të votave me postë.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.