Denimi i ish krerëve të UÇK-së e rëndon emocionalisht ish-banoren e BBVK, reagimi i saj prek dhe habit të gjithë

Aktorja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Gresë Gashi, ka reaguar publikisht pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gashi kishte qenë e pranishme në r...

shtator 17, 2026 - 01:00
Denimi i ish krerëve të UÇK-së e rëndon emocionalisht ish-banoren e BBVK, reagimi i saj prek dhe habit të gjithë

Aktorja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Gresë Gashi, ka reaguar publikisht pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi kishte qenë e pranishme në rreshtin e parë të “Marshit për Liri”, ku kishte marrë pjesë së bashku me nënën e saj. Në atë kohë, aktorja kishte shprehur publikisht shpresën për një përfundim të drejtë të procesit dhe për lirimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Pas zhvillimeve të sotme, ajo ka zgjedhur të reagojë përmes një shkrimi emocional të publikuar në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen dhe zhgënjimin e saj për situatën.

“Po sot Kosovë, po më thuaj si je? Po sikur lisi i rrëzuar përdhe, shkon bota sipër e me kam të shkel e ni fjalë të ambël kërkush s’ta flet. Si mal me borë, si fushë me lule ke pasë qenë veshur, sot je me çrregullë e s’të ka mbet as emër as besë, vet i kena shqit për faqe të zeze”, ka shkruar Gresë Gashi.

Përmes këtyre fjalëve, aktorja ka përcjellë një mesazh të ngarkuar emocionalisht, duke reflektuar mbi gjendjen shpirtërore që, sipas saj, kanë sjellë zhvillimet e fundit.

Reagimi i saj është bërë pjesë e reagimeve të shumta të figurave publike shqiptare, të cilët kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur qëndrimet dhe emocionet e tyre pas vendimit në Hagë.

Gresë Gashi, e cila gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Kosova” u bë e njohur për një audiencë të gjerë, edhe kësaj here ka zgjedhur të flasë publikisht përmes një mesazhi personal dhe emocional. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.