Dënimi i katërshes së UÇK-së, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike
Pas takimit mes Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të partisë, Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar para mediave, i cili tha se beson se do të takohet me të gjithë krerët e partive politike të Kosovës. “Sot, PDK, ka diskutuar situatë...


Pas takimit mes Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të partisë, Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar para mediave, i cili tha se beson se do të takohet me të gjithë krerët e partive politike të Kosovës.
“Sot, PDK, ka diskutuar situatën pas vendimit të djeshëm të Gjykatës në Hagë. Është një konstatim i përgjithshëm se vendimi është i padrejtë, është i paqëndrueshëm, i pabazuar në fakte, është një vendim i cili e dëmton historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Një vendim i një gjykate e cila e ka devijuar komplet drejtimin e saj në raport me atë se çka është votu në Kuvend”, u shpreh Hamza.
“PDK do t’i bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme që të jemi në komunikim për shkak të ndjeshmërisë së situatës, seriozitetit, situatës ku ndodhet vendi, sepse kjo situatë i jep një mundësi që në të ardhmen, shteti agresor që ka qenë në Kosovë, Serbia, ta përdorë për dëmtimin e Kosovës. Unë, besoj se do të takohem me të gjithë liderët e subjekteve politike, sepse kjo nuk është më çështje që i takon vetëm një subjekti politik. Besoj në bashkëpunimin mes partive politike, dhe në arritjen e konsensusit të nevojshëm.”, tha Hamza.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.