Denion Meidani: Korridori VIII dhe provimi i jurisprudencës në shqip janë çështje konkrete, jo retorikë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një takim pune me Zëvendëskryeministrin e Parë të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ku në fokus ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe prioritetet strategjike The post Denion Meidani: Korridori VIII dhe provimi i jurisprudencës në shqip janë çështje konkrete, jo retorikë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 10, 2026 - 15:00
 0
Denion Meidani: Korridori VIII dhe provimi i jurisprudencës në shqip janë çështje konkrete, jo retorikë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një takim pune me Zëvendëskryeministrin e Parë të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ku në fokus ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe prioritetet strategjike mes dy vendeve.

“Folëm për marrëdhëniet Shqipëri–Maqedoni e Veriut dhe për agjendën që i jep kuptim kësaj afërsie: integrimin evropian, stabilitetin rajonal dhe projektet konkrete që lidhin njerëz dhe ekonomi në terren”, deklaroi Meidani.

Një nga temat qendrore të diskutimit ishte Korridori VIII, i cilësuar si bosht strategjik për zhvillimin rajonal.

“Korridori VIII mbetet një projekt kyç që hap perspektiva reale për ndërlidhje, tregti dhe zhvillim ekonomik. Nuk është ide politike, por domosdoshmëri gjeostrategjike”, theksoi ambasadori shqiptar.

Në takim u diskutua edhe për lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar dhe zbatimin e mekanizmave praktikë si One Stop Shop, me synim përshpejtimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe çështjes së studentëve shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut.

“E falënderova z. Sali për angazhimin publik dhe për gatishmërinë që kjo çështje të marrë një zgjidhje përfundimtare: provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi”, deklaroi Meidani.

Sipas tij, bashkëpunimi institucional dhe projektet konkrete janë mënyra e vetme për të prodhuar rezultate reale për qytetarët.

“Jam i bindur se ky bashkëpunim do të përkthehet në më shumë mundësi, më shumë zhvillim dhe më shumë mirëqenie për qytetarët tanë dhe për rajonin në tërësi”, përfundoi ambasadori Meidani. Gazeta Flaka

The post Denion Meidani: Korridori VIII dhe provimi i jurisprudencës në shqip janë çështje konkrete, jo retorikë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .