Deniz Sulimani: Institucionet heshtin përballë kërcënimeve ndaj studentëve, po synojnë të na frikësojnë!

Deniz Sulimani, student i Universitetit “Nënë Tereza” (UNT), ka reaguar ndaj kërcënimeve që u bëhen asociacioneve studentore, duke kritikuar institucionet kompetente për mosveprimin e tyre. Në emisionin “Ku e lamë, e ku na mbeti”, që realiz...

tetor 31, 2026 - 18:00
Deniz Sulimani: Institucionet heshtin përballë kërcënimeve ndaj studentëve, po synojnë të na frikësojnë!

Deniz Sulimani, student i Universitetit “Nënë Tereza” (UNT), ka reaguar ndaj kërcënimeve që u bëhen asociacioneve studentore, duke kritikuar institucionet kompetente për mosveprimin e tyre.

Në emisionin “Ku e lamë, e ku na mbeti”, që realizohet nga Lajm TV dhe gazeta Lajm, Sulimani tha se institucionet nuk ndërmarrin masa ligjore edhe kur shkelen të drejtat elementare të studentëve për protestë.

“Po. Edhe nuk ndërmerret asgjë. Këtu nuk ndërmerret asnjë masë ligjore nga institucionet kompetente, kur shkelen gjithçka, pra të drejtat elementare për protestë. Mua, si student i drejtësisë, nuk ma kap logjika se si mundet një fytyrë publike, siç është zotëria në fjalë, Janko Baçev, t’i drejtohet në atë mënyrë një studenti, vetëm pse ai kërkon një të drejtë që i takon me ligj dhe Kushtetutë”, deklaroi Sulimani.

Ai paralajmëroi se këto veprime krijojnë një klimë frike te studentët, duke i dekurajuar ata që të kërkojnë të drejtat e tyre.

“Paramendoje, tash studentët duhet të frikësohen që të kërkojnë diçka për vete. Paramendoje, ata e mbjellin atë frikë, që t’i frikësojnë studentët të kërkojnë të drejtat që i kanë të garantuara me ligj”, tha Sulimani në emisionin “Ku e lamë, e ku na mbeti”.

 


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.