Dënohet me 10 vite burg për krime lufte në Kosovë një serb

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 10 vjet burgim Slagjan Trajkoviqin për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Sipas aktgjykimit, Trajkoviq, shtetas i nacionalitetit serb, është shpallur fajtor për përfshirje në një sërë veprimesh penale gjatë luftës në Kosovë, përfshirë vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, torturë, trajtim mizor e çnjerëzor, mbajtje në

dhjetor 26, 2025 - 23:00
 0
Dënohet me 10 vite burg për krime lufte në Kosovë një serb
Dënohet me 10 vite burg për krime lufte në Kosovë një serb

Dënohet me 10 vite burg për krime lufte në Kosovë një serb

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 10 vjet burgim Slagjan Trajkoviqin për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Sipas aktgjykimit, Trajkoviq, shtetas i nacionalitetit serb, është shpallur fajtor për përfshirje në një sërë veprimesh penale gjatë luftës në Kosovë, përfshirë vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, torturë, trajtim mizor e çnjerëzor, mbajtje në kushte skllavërie, si dhe dëbim e depërtim të mijëra civilëve shqiptarë. Këto akuza ishin ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë përshkruhet se më 6 prill 1999, forcat ushtarake serbe, ku bënte pjesë edhe i dënuari, kanë rrethuar fshatin Reznik të Vushtrrisë dhe kanë ndërmarrë ofensivë ushtarake, duke djegur shtëpi dhe vrarë civilë. Në këtë sulm janë vrarë nëntë anëtarë të familjes Ujkani, trupat e të cilëve më pas janë djegur së bashku me shtëpitë e tyre.

Aktakuza përshkruan gjithashtu ngjarjet e 22 majit 1999, kur në varrezat e Vushtrrisë forcat serbe kanë grumbulluar dhjetëra mijëra civilë, i kanë keqtrajtuar dhe më pas kanë ekzekutuar 72 prej tyre, ndërsa të tjerët janë dërguar në burgun e Smrekonicës, ku janë torturuar dhe më pas dëbuar drejt Shqipërisë.