Denoncim për dhunë ndaj bashkëshortes, 28-vjeçari ndalohet në Shkup

Policia e Shkupit ka privuar nga liria një 28-vjeçar, pas një denoncimi se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Sipas SPB Shkup, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 12 tetor 2026, rreth orës 20:00, në zonën e Komunës së Qendrës....

tetor 14, 2026 - 00:30
Denoncim për dhunë ndaj bashkëshortes, 28-vjeçari ndalohet në Shkup

Policia e Shkupit ka privuar nga liria një 28-vjeçar, pas një denoncimi se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas SPB Shkup, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 12 tetor 2026, rreth orës 20:00, në zonën e Komunës së Qendrës. I dyshuari është ndaluar nga policia në orën 23:25 të së njëjtës ditë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës, njoftojnë nga policia.

Flaka

The post Denoncim për dhunë ndaj bashkëshortes, 28-vjeçari ndalohet në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.