Depuetët e PDK përballë kordonit të policisë: Na e lironi sheshin, po protestojmë për çlirimtarët tanë

Deputetët e PDK-së po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, si dhe po bisedojnë me policët për “ta liruar sheshin”. Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës u tha policëve se po përdorin gaz lotsjellës në masë të madhe. “Na lironi sheshin...

tetor 6, 2026 - 00:00
Depuetët e PDK përballë kordonit të policisë: Na e lironi sheshin, po protestojmë për çlirimtarët tanë

Deputetët e PDK-së po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, si dhe po bisedojnë me policët për “ta liruar sheshin”.

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës u tha policëve se po përdorin gaz lotsjellës në masë të madhe.

“Na lironi sheshin, po protestojmë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, na lironi sheshin, ju jeni polici e jona, jemi duke protestu për çlirimtaret tanë”, tha ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.