Deputeti Geci i VV-së nuk votoi as Deklaratën për Specialen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, nuk ka votuar as Deklaratën e përbashkët për Gjykatën Speciale dhe as Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit. Para hyrjes në seancë, Geci u pyet nga gazetarët lidhur me qëndrimin e tij për kë...

shtator 28, 2026 - 14:30
Deputeti Geci i VV-së nuk votoi as Deklaratën për Specialen
eskaloi-me-gjuhen-ndaj-vlora-citakut-–-fatos-geci-pendohet,-kerkon-falje-publike

eskaloi-me-gjuhen-ndaj-vlora-citakut-–-fatos-geci-pendohet,-kerkon-falje-publike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, nuk ka votuar as Deklaratën e përbashkët për Gjykatën Speciale dhe as Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit.

Para hyrjes në seancë, Geci u pyet nga gazetarët lidhur me qëndrimin e tij për këto dy çështje. Ai tha se “qëndrimet e mia tashmë dihen”, duke mos dhënë më shumë detaje.

Geci më herët ka shprehur publikisht qëndrime të ashpra ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Në seancën e 21 prillit 2026, ai e kishte krahasuar fatin e mundshëm të Thaçit me atë të Naim Murselit, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.

“Ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, kishte deklaruar Geci në Kuvend.

Kjo deklaratë kishte shkaktuar reagime të ashpra në Kuvend, ndërsa kryetarja e atëhershme e Kuvendit dhe deputetë të tjerë të VV-së ishin distancuar nga gjuha e përdorur nga Geci.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.