Deputeti i VV-së u del në krahë protestave në Shqipëri

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka shprehur mbështetjen për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës. Përmes një reagimi, Kraki ka akuzuar qeverinë shqiptare për...

tetor 20, 2026 - 00:30
Deputeti i VV-së u del në krahë protestave në Shqipëri

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka shprehur mbështetjen për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës.

Përmes një reagimi, Kraki ka akuzuar qeverinë shqiptare për ofendimin e protestuesve, kërcënimin e mësimdhënësve dhe mosmarrjen parasysh të kërkesave të studentëve.

Ai ka kritikuar gjithashtu premtimet për bonuse financiare për policët, në vend të zgjidhjeve për shqetësimet e studentëve.

“E tani ju duken anormale revolta e refuzimi i rinise per ta pranu kete Shqiperi si shtet normal? Kete kryeminister si udheheqes normal?”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Protesta po zhvillohen gjithandej Evropes por vetem ne Shqiperi kryeministri…

– ofendon protestuesit me arrogance e primitivizem,

– kercenon mesuesit e profesoret me perjashtim nga puna,

– premton bonuse financiare per « policet ne front » ne vend qe te premtoj zgjidhje per hallet e studenteve,

– s’merr asnje pergjegjesi dhe nuk e merr parasysh asnje kerkese nga protestat.

Dhe kjo ben vaki ne Shqiperine ku kryeministri gjysmen e kabinetit e ka ne burg e gjysmen tjeter ne arrati ose ne SPAK dhe perseri fajin e ka rinia qe proteston. Ne Shqiperine anetare te NATO-s ku sherbimi sekret i sherben krimit dhe seksit me bandat.

E tani ju duken anormale revolta e refuzimi i rinise per ta pranu kete Shqiperi si shtet normal? Kete kryeminister si udheheqes normal?

Jo! Sot normalë jane veç ata qe protestojne.

Me rininë shqiptare.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.