Deri në 1 orë e gjysmë pritje në Muçibabë, kolona edhe në Merdarë e Han të Elezit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, ku vërehen vonesa më të gjata në dalje të vendit, veçanërisht në pikën kufitare të Muçibabës. Sipas të dhënave zyrtare...


Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, ku vërehen vonesa më të gjata në dalje të vendit, veçanërisht në pikën kufitare të Muçibabës.
Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara në orën 21:07, pika kufitare Muçibabë po përballet me fluksin më të madh në dalje, ku pritshemëritë për vetura arrijnë deri në 90 minuta, ndërsa është formuar një kolonë automjetesh prej rreth 1 kilometri (1000 metra).
Fluks edhe në Merdarë dhe Hani i Elezit
Merdarë: Dalja nga Kosova po shoqërohet me një kolonë prej rreth 150 metrash, ndërsa kohëpritja lëviz nga 5 deri në 10 minuta. Në hyrje, gjendja është e qetë (3-5 minuta)
Hani i Elezit: Kolona të veturave janë vërejtur në të dyja drejtimet. Në hyrje raportohet një kolonë prej 150 metrash (pritje 10-15 minuta), ndërsa në dalje kolona është rreth 100 metra (pritje 5-10 minuta).
Qetësi në pikat e tjera kufitare
Në pikat e tjera kryesore si Vërmicë, Jarinje, Bërnjak, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Mutivodë dhe Kullë, qarkullimi po zhvillohet pa pengesa të theksuara, ku kohëpritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje luhaten nga 3 deri në 5 minuta.
Sa i përket transportit të mallrave (kamionëve), nuk raportohet për vonesa apo kolona në asnjë prej pikave kufitare.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
