Deri në 2.100 denarë rimbursim nga “TVSH-ja Ime”, pagesat pritet të përfundojnë deri më 30 nëntor
Deri më 30 nëntor pritet të nisë rimbursimi i TVSH-së përmes “TVSH-ja Ime”, qytetarët mund të marrin deri në 2.100 denarë Qytetarët që gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator kanë skanuar fatura fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” p...
Deri më 30 nëntor pritet të nisë rimbursimi i TVSH-së përmes “TVSH-ja Ime”, qytetarët mund të marrin deri në 2.100 denarë
Qytetarët që gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator kanë skanuar fatura fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” pritet ta marrin rimbursimin e një pjese të TVSH-së së paguar më së voni deri më 30 nëntor. Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ende nuk ka njoftuar datën e saktë të fillimit të pagesave për tremujorin e tretë të vitit 2026.
Shuma maksimale që një përdorues mund të përfitojë për këtë periudhë është 2.100 denarë. Lartësia e rimbursimit varet nga faturat fiskale të pranuara në sistem dhe nga shuma e TVSH-së së llogaritur në to.
Sipas rregullave të programit, për produktet dhe shërbimet vendore kthehen 20 për qind e TVSH-së së llogaritur, ndërsa për produktet dhe shërbimet e tjera rimbursimi është 10 për qind. Këto përqindje llogariten mbi vlerën e TVSH-së së shënuar në faturë dhe jo mbi vlerën e përgjithshme të blerjes.
Kjo do të thotë se një familje katëranëtarëshe mund të përfitojë deri në 8.400 denarë gjithsej, nëse të katër anëtarët i plotësojnë kushtet dhe secili arrin shumën maksimale të rimbursimit prej 2.100 denarësh.
Para fillimit të pagesave, përdoruesit duhet të kontrollojnë në aplikacionin “TVSH-ja Ime” nëse i kanë të regjistruara saktë dhe nëse janë aktive të dhënat e llogarisë së tyre bankare, në të cilën duhet të transferohen paratë.
Ky kontroll është veçanërisht i rëndësishëm për qytetarët që ndërkohë kanë ndërruar bankën ose kanë mbyllur llogarinë e mëparshme. Në rast se të dhënat janë të pasakta ose llogaria nuk është më aktive, rimbursimi mund të vonohet. Gazeta Flaka
The post Deri në 2.100 denarë rimbursim nga “TVSH-ja Ime”, pagesat pritet të përfundojnë deri më 30 nëntor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.