Deri në një orë pritje për dalje nga Kosova

Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës po vazhdon, ndërsa pritje më të gjata janë raportuar në disa pika. Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë aktualisht në Merdarë...

gusht 15, 2026 - 12:00
Deri në një orë pritje për dalje nga Kosova
deri-ne-nje-ore-pritje-per-dalje-nga-kosova

deri-ne-nje-ore-pritje-per-dalje-nga-kosova

Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës po vazhdon, ndërsa pritje më të gjata janë raportuar në disa pika.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë aktualisht në Merdarë, ku për dalje nga Kosova pritjet arrijnë deri në një orë.

Ndërkaq, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për dalje nga vendi shkojnë deri në 20 minuta.

Në Jarinjë, pritjet për hyrje dhe dalje variojnë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje prej 3 deri në 5 minuta


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.