Dëshironi të merrni patentë-shofer? Ja si mund të përfitoni 10.000 denarë, nëse jetoni në Komunën Qendër!
Komuna Qendër subvencionon të rinjtë me nga 10.000 denarë për marrjen e patentë-shoferit të kategorisë B, përcjell TV21. Nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit, këtë mbështetje financiare e kanë përfituar gjithsej 149 banorë të komunës...
Komuna Qendër subvencionon të rinjtë me nga 10.000 denarë për marrjen e patentë-shoferit të kategorisë B, përcjell TV21. Nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit, këtë mbështetje financiare e kanë përfituar gjithsej 149 banorë të komunës.
Kryetari i Komunës, Goran Gerasimovski, shprehu kënaqësinë për interesimin e madh për këtë masë dhe i ftoi të gjithë të rinjtë që i plotësojnë kushtet të aplikojnë.
“Më vjen mirë që gjithnjë e më shumë të rinj nga Qendra po e shfrytëzojnë këtë mundësi. Me subvencionin prej 10.000 denarësh ndihmojmë familjet të ulin shpenzimet, ndërsa të rinjtë i inkurajojmë të bëhen shoferë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm”, deklaroi Gerasimovski.
Të drejtë për subvencion kanë personat e lindur në vitet 2006, 2007 dhe 2008.
Nga Komuna bëjnë të ditur se risi është mundësia që subvencioni të paguhet edhe në llogarinë bankare të prindit dhe jo vetëm në llogarinë e aplikuesit.
Për të aplikuar nevojiten këto dokumente:
Kërkesa për subvencion;
Kopje e letërnjoftimit;
Kopje e llogarisë bankare;
Dëshmi për pagesën e kryer në autoshkollë;
Dëshmi se autoshkolla është e regjistruar në territorin e Komunës Qendër.
Kërkesat dorëzohen në arkivin e Komunës Qendër, baraka nr. 6, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në 15:00.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.