Dëshmitë rrënqethëse të dy të moshuarave që panë me sy vdekjen nga vrasësi serik në Kumanovë

Vrasësi serial nga Staro Nagoriçani nuk i pranon veprat: Dy gra dëshmojnë në Kumanovë për sulmet e përgjakshme Me dëshminë e dy dëshmitareve, në Gjykatën Themelore në Kumanovë ka vazhduar gjykimi kundër vrasësit serial Trajko Bojkovski (25)...

gusht 31, 2026 - 18:00
Dëshmitë rrënqethëse të dy të moshuarave që panë me sy vdekjen nga vrasësi serik në Kumanovë

Vrasësi serial nga Staro Nagoriçani nuk i pranon veprat: Dy gra dëshmojnë në Kumanovë për sulmet e përgjakshme
Me dëshminë e dy dëshmitareve, në Gjykatën Themelore në Kumanovë ka vazhduar gjykimi kundër vrasësit serial Trajko Bojkovski (25) nga fshati Dragomancë, i akuzuar për 4 vrasje dhe dy tentim-vrasje të grave në disa fshatra të komunës së Staro Nagoriçanit. Në seancë janë dëgjuar Rosanda Trajkovska (87) dhe Slobotka Arsovska (83), të dyja nga fshati Çelopek, të cilat ishin sulmuar në shtëpitë e tyre. Dëshmia para gjykatës për të dyja gratë ishte stresuese dhe traumatike, veçanërisht për shkak të problemeve të tyre të rënda shëndetësore, por edhe e turpit për të folur për atë që kanë kaluar.
Rosanda u sulmua më 9 shkurt 2025 në shtëpinë e saj teksa po shikonte televizor. Ajo nuk e njihte më parë sulmuesin dhe tregoi se kur hyri në dhomë i hodhi diçka në kokë dhe filloi ta rrihte pa Mëshirë derisa i filloi t’i rrjedhë gjak nga hundët dhe goja.
“Një orë të tërë më rrahte, më godiste me duar dhe me telefon në kokë. Më lëndoi syrin që ende më dhëmbet. Pastaj më shkeli në këmbë dhe nuk mund të lëvizja. Më prekte edhe në trup, në gjoks dhe në bark, dhe më poshtë. Më vjen turp të them se çfarë donte të më bënte. U tentua të më zhvishte por nuk ia doli. Donte të më dhunonte por nuk kishte kohë. Duket se diçka u dëgjua, shtëpia jonë është afër rrugës dhe ai iku. Nuk e di pse më sulmoi, thonë se ka rrahur mjaft gra”, u shpreh gruaja e shqetësuar.
Viktimë e dytë, Slobotka Arsovska, ishte sulmuar më 22 korrik në ora një pas mesnate, pasi Trajko kishte hyrë heshtazi në shtëpi. Ajo e njihte më parë dhe e pyeti se çfarë kërkonte aty, por ai pa i kthyer përgjigje filloi ta godiste. Pasi ra në shpinë, ai u shtri sipër saj dhe filloi ta mbyte në fyt. Ajo mbeti pa frymë dhe me forcat e fundit thirri djalin e saj, pas së cilës sulmuesi u frikësua dhe iku. Ajo u alivanos dhe vetëm të nesërmen kërkoi ndihmë nga familja. Në sallën e gjyqit ajo e njohu Trajkon dhe tregoi se ai e kishte sulmuar.
“Në dëshmitë e të dyja grave u konfirmua ajo që u tha, kishte nuanca të vogla, por siç mund ta shihni edhe vetë, bëhet fjalë për gra në moshë, mendoj se kjo është e kuptueshme. Megjithatë, në tërësinë e akuzës së paraqitur nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor, atë që e thanë në prokurori dhe atë që e thanë sot”, tha prokurori Ljubomir Lape.

Avokati Toni Cvetkovski, i cili i është caktuar sipas detyrës zyrtare të pandehurit, kërkoi që në seancën e ardhshme të dëgjohen tre psikiatër që kanë përpiluar ekspertizën, për të përcaktuar nëse Bojkovski duhet të transferohet për mjekim në një spital psikiatrik që të mos e përsërisë veprën. Gjithashtu, ai propozoi që të dëgjohet i pandehuri dhe të hetohen të gjitha rrethanat e cekura në aktakuzë.

“Gjykata e pranoi propozimin tim që të thirren ekspertët për t’u deklaruar në pjesën ku konkluzioni i tyre i referohet profilit psikologjik të të pandehurit, i cili tregon se ekziston rrezik i lartë për përsëritjen e veprave penale. Për të parandaluar dhe eliminuar këtë rrezik, instrumenti i vetëm është shqiptimi i masave të sigurisë nga neni 63 i Kodit Penal. Qëllimi im është që ekspertët të deklarohen nëse gjykata mund të shqiptojë një masë të tillë sigurie me të cilën do të shmangte atë rrezik për të cilin paralajmëruan. I pandehuri me siguri do të dënohet në bazë të provave materiale, por kjo nuk do të thotë se nuk do të sillet ashtu siç parashikojnë ekspertët”, tha avokati Cvetkovski.

Sipas aktakuzës, Bojkovski i ka kryer veprat nga motive të ulëta dhe ka vrarë 4 gra, ndërsa është tentuar të vrasë edhe 2 të tjera. Motivet për vrasjet janë nekrofilia, pasi për të kënaqur pasionet e tij seksuale, gratë e vdekura të cilat i njihte më parë, kryesisht të vetmuara, të pafuqishme dhe të moshuara, i sulmonte, i godiste dhe i mbyte, e pasi i vriste, i dhunonte.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.