Detaje nga aksidenti në Koman, turistët barten me helikopter drejt spitalit të Shkodrës e Tiranës

Pesë turistë kanë mbetur të lënduar pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit. Top Channel raporton se katër prej tyre janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës dhe njëri drejt Tiranës. Paraprakisht, gje...

gusht 19, 2026 - 18:30
Detaje nga aksidenti në Koman, turistët barten me helikopter drejt spitalit të Shkodrës e Tiranës

Pesë turistë kanë mbetur të lënduar pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit.

Top Channel raporton se katër prej tyre janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës dhe njëri drejt Tiranës.

Paraprakisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë si shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese në një kthesë me fushëpamje të kufizuar./TCh/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.