Dhuna në banesë, arrestohet 55-vjeçari nga Gostivari
Një 55-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi ndaj tij është bërë denoncim për dhunë fizike dhe sjellje të rënda ndaj një gruaje 40-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, më 5 shtator 2026, rreth orës 07:30, zyrtarët policorë t...
Një 55-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi ndaj tij është bërë denoncim për dhunë fizike dhe sjellje të rënda ndaj një gruaje 40-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, më 5 shtator 2026, rreth orës 07:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar A.S. (55) nga Gostivari, pas një denoncimi të bërë një ditë më parë nga një 40-vjeçare nga i njëjti qytet.
Gruaja ka deklaruar se gjatë natës ndërmjet 1 dhe 2 shtatorit, në banesën e saj, bashkëjetuesi i saj A.S. e ka sulmuar fizikisht dhe ka kryer veprime të padëshiruara ndaj saj.
Policia njofton se rasti është duke u dokumentuar dhe pas përfundimit të plotë të procedurës, ndaj 55-vjeçarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Flaka
The post Dhuna në banesë, arrestohet 55-vjeçari nga Gostivari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.