Dhunë brutale në një shkollë në Tetovë: 14-vjeçari pëson lëndime të rënda pas sulmit nga bashkëmoshatari

Një tjetër rast shqetësues i dhunës mes të miturve është regjistruar në rajonin e Tetovës, ku një 14-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një bashkëmoshatar në oborrin e shkollës. Sipas SPB Tetovë, më 2...

tetor 30, 2026 - 14:00
Dhunë brutale në një shkollë në Tetovë: 14-vjeçari pëson lëndime të rënda pas sulmit nga bashkëmoshatari

Një tjetër rast shqetësues i dhunës mes të miturve është regjistruar në rajonin e Tetovës, ku një 14-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një bashkëmoshatar në oborrin e shkollës.

Sipas SPB Tetovë, më 29 tetor, rreth orës 12:30, Qendra e Urgjencës në Tetovë ka njoftuar policinë se kishte pranuar një 14-vjeçar nga fshati Mileti, me lëndime të rënda të shkaktuara gjatë sulmit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Ky incident vjen pas dy rasteve të tjera të dhunës mes të miturve në Tetovë. Më 22 tetor, pesë të mitur dyshohet se sulmuan dy 11-vjeçarë për të kontrolluar nëse mbanin simbole të tifozëve.

Ndërkohë, më 12 tetor, disa të mitur kishin rrahur rëndë një 9-vjeçar me një send druri në oborrin e një shkolle të mesme.

Rastet e njëpasnjëshme kanë rikthyer shqetësimin për sigurinë e fëmijëve dhe dhunën mes bashkëmoshatarëve në shkolla.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.