Një 24-vjeçar është arrestuar në Tetovë, pasi nëna e tij 49-vjeçare e ka denoncuar në polici për sulm fizik në shtëpinë familjare.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 23:20, pas një konflikti verbal mes nënës dhe djalit.

Pas denoncimit, policia ka ndërhyrë dhe ka privuar nga liria 24-vjeçarin, i cili është mbajtur në stacion policor.

Nga Ministria per Pune te Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.