Diell përvëlues mbi Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 37°C

Sot (e premte), në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 13°C deri në 18°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 33...

gusht 7, 2026 - 10:00
Diell përvëlues mbi Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 37°C
diell-pervelues-mbi-kosove,-temperaturat-shkojne-deri-ne-37°c

diell-pervelues-mbi-kosove,-temperaturat-shkojne-deri-ne-37°c

Sot (e premte), në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 13°C deri në 18°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 33°C dhe 37°C

IHMK njofton se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s. Në disa zona mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, por nuk parashihen reshje shiu.

Sipas institutit, temperaturat do të mbeten pak mbi mesataren shumëvjeçare, por do të jenë normale për stinën e verës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.