Digjen makineritë e stadiumit të Shkëndijës në Haraçinë – Beqiri: Nuk na frikësoni, projekti do të përfundojë!
Makineritë që po përdoren për ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës në Haraçinë janë përfshirë nga zjarri, ndërsa rasti tashmë po hetohet nga organet kompetente, njoftoi kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri. Beqiri kërkoi zbardhjen sa...
Makineritë që po përdoren për ndërtimin e stadiumit të Shkëndijës në Haraçinë janë përfshirë nga zjarri, ndërsa rasti tashmë po hetohet nga organet kompetente, njoftoi kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.
Beqiri kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të rastit dhe nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë, duke theksuar se incidenti nuk do ta ndalë ndërtimin e stadiumit.
“Një gjë duhet të jetë e qartë: nuk na ndal askush. Punimet do të vazhdojnë, projekti do të përfundojë dhe stadiumi i Shkëndijës do të ndërtohet”, deklaroi Beqiri.
Ai tha se Haraçina ka pritur dekada për realizimin e këtij projekti dhe se as presionet, kërcënimet apo pengesat nuk do ta zmbrapsin.
“Sot mund të digjen makineri, por nuk digjet vullneti për të ndërtuar. Nuk më frikësoni dhe nuk ndalem derisa fëmijët e Haraçinës të shkelin në fushën e stadiumit të tyre”, porositi Beqiri.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.