DIJA JURIDIKE NË SHËRBIM TË DREJTËSISË: BLERTON SINANI NË KËSHILLIN PROGRAMOR TË AKADEMISË
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e përshëndet zgjedhjen e Prof. Dr. Blerton Sinanit, profesor ordinar i së drejtës kushtetuese dhe administrative në UEJL, si anëtar të Këshillit Programor të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publi...
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e përshëndet zgjedhjen e Prof. Dr. Blerton Sinanit, profesor ordinar i së drejtës kushtetuese dhe administrative në UEJL, si anëtar të Këshillit Programor të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë.
Zgjedhja e prof. Sinanit, si një nga përfaqësuesit shqiptarë të botës akademike juridike, është një vlerësim për dijen, ekspertizën dhe kontributin shkencor në fushën e së drejtës.
“Është e rëndësishme që dija juridike e profesorëve shqiptarë të jetë pjesë aktive e proceseve të formimit dhe avancimit profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo është në interes të të gjithë sistemit të drejtësisë dhe të standardeve evropiane”, thekson ministri Shasivari.
Ministri i uron prof. Sinanit sukses në këtë përgjegjësi dhe kontribut të mëtejshëm në forcimin e profesionalizmit të institucioneve të drejtësisë.
Dija krijon profesionalizëm ndërsa profesionalizmi ndërton besim në drejtësi.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.