Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, J.D. Vance: Ndikuan lufta në Iran dhe kostot e jetesës

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka komentuar humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke identifikuar si dy nga faktorët kryesorë luftën në Iran dhe mungesën e vëmendjes ndaj kostos së jetesës. Në një postim në “X”, Va...

Nëntor 5, 2026 - 11:00
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, J.D. Vance: Ndikuan lufta në Iran dhe kostot e jetesës

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka komentuar humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke identifikuar si dy nga faktorët kryesorë luftën në Iran dhe mungesën e vëmendjes ndaj kostos së jetesës.

Në një postim në “X”, Vance u shpreh se përfshirja në konfliktin me Iranin dhe pamundësia për t’u përqendruar te shqetësimet ekonomike të qytetarëve kanë ndikuar në rezultatin elektoral të republikanëve.

Deklarata e zëvendëspresidentit vjen në një moment kur çështjet ekonomike dhe veçanërisht rritja e kostos së jetesës mbeten shqetësime të rëndësishme për amerikanët


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.