Dita e pestë e protestave kundër vendimit të Speciales, qytetarët mblidhen sërish sonte në sheshin “Skënderbeu
Thirrja për protestë do të rikthejë sonte qytetarët në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e pestë të tubimeve kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Protesta p...
Thirrja për protestë do të rikthejë sonte qytetarët në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e pestë të tubimeve kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Protesta pritet të nisë në orën 21:00, ndërsa platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit përmes mesazhit: “Shihemi n’21:00 n’shesh”.
Tubime në kundërshtim me vendimin e Speciales janë zhvilluar edhe në diasporë. Të dielën, protesta u mbajtën në Gjermani, Zvicër dhe Austri.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.