Ditët vendimtare, djali i Jakup Krasniqit: Në vendlindjen e babait tim u ndez “Flaka e Shpresës”
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka shkruar mbrëmë për ndezjen e “Flakës së Shpresës” në Negroc, vendlindjen e babait të tij, Jakup Krasniqit. Përmes një postimi në facebook, Krasniqi ka thënë se kjo flakë simbolizon shpresën, qëndresën d...


Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka shkruar mbrëmë për ndezjen e “Flakës së Shpresës” në Negroc, vendlindjen e babait të tij, Jakup Krasniqit.
Përmes një postimi në facebook, Krasniqi ka thënë se kjo flakë simbolizon shpresën, qëndresën dhe besimin në drejtësi.
“Sonte [mbrëmë], në vendlindjen e babait tim, Jakup Krasniqit, u ndez Flaka e Shpresës. Një flakë që simbolizon shpresën, qëndresën dhe besimin në drejtësi”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që ishin të pranishëm në Negroc dhe që, sipas tij, kontribuuan në mbajtjen gjallë të kësaj simbolike.
“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që ishit sonte në Negroc dhe që e mbajtët gjallë këtë flakë”, ka përfunduar ai.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.