Do të befasoheni, ky është emri i vërtetë i Nichit
Nichi është një nga banorët e “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili që në ditët e para ka tërhequr vëmendjen me energjinë, humorin dhe karakterin e tij. Reperi po shfaqet mjaft aktiv brenda shtëpisë, duke u përfshirë në biseda, situata dhe din...


Nichi është një nga banorët e “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili që në ditët e para ka tërhequr vëmendjen me energjinë, humorin dhe karakterin e tij.
Reperi po shfaqet mjaft aktiv brenda shtëpisë, duke u përfshirë në biseda, situata dhe dinamika të ndryshme me banorët e tjerë.
Por, a e dini cili është emri i tij i vërtetë?
Artisti quhet Bleon Krasniqi, ndërsa emri skenik “Nichi” është një shkurtim i frymëzuar nga mbiemri i tij.
I lindur më 8 nëntor 2002, Nichi ka nisur të merret me muzikë që në moshën 17-vjeçare, ndërsa në repertorin e tij përfshihen këngë si “Manekene” dhe “Kartela”.
Tashmë, përtej muzikës, ai po prezanton një anë tjetër të personalitetit të tij përmes eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova 5”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.