“Do të marrim një vendim për krerët e UÇK-së”: Çka po paralajmëron Kurti?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot do të merret “një vendim i rëndësishëm” për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë deklaratë ai e bëri në fjalinë hyrëse të tij, në mbledhjen e kabinetit qeveritar e cila po mba...


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot do të merret “një vendim i rëndësishëm” për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë deklaratë ai e bëri në fjalinë hyrëse të tij, në mbledhjen e kabinetit qeveritar e cila po mbahet aktualisht.
Kurti mes tjerash u shpreh se duhet një strategji e menduar në lidhje me mbrojtjen e tyre në apel.
“Pasnesër bëhen një muaj prej aktgjykimit në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e apelit ku presim korigjimin e kësaj padrejtësie.
Duhet një strategji e mirëmenduar, duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e plotë që të veprojmë përpara, në apel na duhet suksesi dhe për këtë gjë na duhet organizim. Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës të rëndësishëm…”, tha ai.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.