Dogana e RMV-së sekuestroi barna për sëmundje malinje, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve
Një ekip mobil i Departamentit për Punë Operative sekuestroi flakonë me tretësirën mjekësore “Xgeva”, që përdoret për sëmundje malinje, të cilat një shofer autobusi, shtetas i Kosovës, tentoi t’i kontrabandonte në një kuti të ndihmës së par...
Një ekip mobil i Departamentit për Punë Operative sekuestroi flakonë me tretësirën mjekësore “Xgeva”, që përdoret për sëmundje malinje, të cilat një shofer autobusi, shtetas i Kosovës, tentoi t’i kontrabandonte në një kuti të ndihmës së parë. Bëhet fjalë për një ilaç, importi i të cilit është rreptësisht i rregulluar me leje nga institucionet kompetente dhe transporti i të cilit duhet t’u nënshtrohet standardeve të përcaktuara rreptësisht.
Rasti u zbulua në hyrje të vendit, në pikën kufitare të Bogorodicës, ku gjatë kontrollit të autobusit, në një kuti të ndihmës së parë u zbuluan gjithsej 29 flakonë, me vlerë prej 336 mijë denarësh, 29 kuti të vogla, si dhe 30 etiketa vetëngjitëse të paketuara në një qese të zezë najloni.
Departamenti për Hetime ka ngritur kallëzim penal ndaj personit për veprën penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal.
Gjatë këtij viti, ekipet mobile dhe zyrtarët doganorë në pikat kufitare kanë sekuestruar mbi 30 mijë njësi barnash, duke dëshmuar qartë rolin e tyre në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.


