Dokumente të falsifikuara për t’u paraqitur si italian, arrestohet 38-vjeçari në Qafë Thanë
Një shtetas i huaj, F.Sh. (38), është arrestuar në pikën kufitare “Qafë Thanë”, pasi gjatë tentimit për të dalë nga Maqedonia e Veriut ka paraqitur dokumente të falsifikuara. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur rreth o...
Një shtetas i huaj, F.Sh. (38), është arrestuar në pikën kufitare “Qafë Thanë”, pasi gjatë tentimit për të dalë nga Maqedonia e Veriut ka paraqitur dokumente të falsifikuara.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur rreth orës 17:30, gjatë kontrollit kufitar. I dyshuari po udhëtonte me një automjet “Mercedes” me targa të Kumanovës dhe, sipas policisë, është paraqitur si shtetas italian.
Gjatë kontrollit janë konstatuar si të falsifikuara pasaporta, patenta e shoferit dhe letërnjoftimi.
Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për falsifikim të dokumenteve, vepër e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 378 të Kodit Penal.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.