Dokumentet personale në telefon: Nga e enjtja nis përdorimi i portofolit elektronik në RMV

Nga e enjtja, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të përdorin portofolin elektronik për të pasur në telefonin e tyre letërnjoftimin dhe patentë shoferin. Aplikacioni do të promovohet zyrtarisht të mërkurën, më 28 tetor. Ministri i T...

tetor 26, 2026 - 15:00
Dokumentet personale në telefon: Nga e enjtja nis përdorimi i portofolit elektronik në RMV

Nga e enjtja, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të përdorin portofolin elektronik për të pasur në telefonin e tyre letërnjoftimin dhe patentë shoferin.

Aplikacioni do të promovohet zyrtarisht të mërkurën, më 28 tetor. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, thotë se aplikacioni është i sigurt dhe ofron mbrojtje të të dhënave personale.

Përmes tij, qytetarët do të mund të zgjedhin se cilat të dhëna duan të ndajnë, pa pasur nevojë të zbulojnë të gjitha informacionet që përmbajnë dokumentet fizike. Të dhënat do të shpërndahen përmes një kodi QR për një përdorim, i cili skadon pas 10 deri në 15 sekondash.

Sipas Andonovskit, portofoli elektronik është hapi i parë drejt një sistemi më të gjerë digjital, me synimin që në të ardhmen të përfshihen edhe shërbime e dokumente të tjera, në përputhje me konceptin e portofolit digjital evropian.

Ministri i bëri këto deklarata para një panel-diskutimi për digjitalizimin e sektorit privat, të mbajtur në hapësirat e INNOFEIT EDIH në Shkup.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.