Donald Trump: Iranit nuk i kam ofruar asgjë për lehtësimin e sanksioneve

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Iranit lehtësim të sanksioneve dhe zhbllokim të fondeve iraniane në këmbim të hapave konkretë lidhur me programin e tij bërthamor. Raportimet për nj...

shtator 29, 2026 - 09:30
Donald Trump: Iranit nuk i kam ofruar asgjë për lehtësimin e sanksioneve

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Iranit lehtësim të sanksioneve dhe zhbllokim të fondeve iraniane në këmbim të hapave konkretë lidhur me programin e tij bërthamor.

Raportimet për një lëvizje të tillë diplomatike u publikuan fillimisht nga Axios, sipas të cilit administrata amerikane ishte e gatshme të diskutonte lehtësimin e sanksioneve dhe lirimin e fondeve të ngrira, në këmbim të angazhimeve të Iranit për çështjen bërthamore.

Sipas raportimeve, pjesë e përpjekjeve diplomatike është edhe kërkesa që Irani të lejojë rikthimin e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA) dhe të përmbushë angazhimet e marra gjatë bisedimeve të zhvilluara në Zvicër.

Por Trump i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime. “Iranit nuk i kam ofruar asgjë”, deklaroi presidenti amerikan, duke i cilësuar raportimet si të pavërteta. Ai tha gjithashtu se nuk kishte ofruar as lehtësim sanksionesh dhe as zhbllokim të fondeve iraniane.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.