Dorëheqja e Bedri Hamzës, Vlora Çitaku merr këtë pozitë në PDK

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së. Gazeta Nacionale ka mësuar se Çitaku në këtë pozitë është caktuar me propozim të Bedri Hamzës, i cili sot ka dhënë dorëheqje nga pos...

tetor 21, 2026 - 17:30
Dorëheqja e Bedri Hamzës, Vlora Çitaku merr këtë pozitë në PDK
vlora-citaku-pas-deklaratave-te-konjufces:-nuk-ka-pune-te-turpshme,-turp-eshte-percmimi-ndaj-njerezve-qe-punojne-ndershem

vlora-citaku-pas-deklaratave-te-konjufces:-nuk-ka-pune-te-turpshme,-turp-eshte-percmimi-ndaj-njerezve-qe-punojne-ndershem

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së.

Gazeta Nacionale ka mësuar se Çitaku në këtë pozitë është caktuar me propozim të Bedri Hamzës, i cili sot ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së.

Ajo e ka falënderuar Hamzën për kontributin e tij në udhëheqjen e PDK-së.

“Sot, kur Bedri Hamza përmbylli angazhimin e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dua ta falënderoj përzemërsisht dhe publikisht për përkushtimin dhe mirëkuptimin gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët në këtë nivel bashkëpunimi. Bedri, ka qenë kënaqësi dhe nder të punojmë bashkë. Në një periudhë intensive, me tri palë zgjedhje nacionale në mes, maturia dhe besimi yt na kanë dhënë forcë për të ecur përpara”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Ti e more përgjegjësinë e kryetarit i shtyrë nga nevoja për t’i shërbyer partisë dhe Kosovës, jo për ambicieje personale. Në një kohë të vështirë, ky angazhim ishte edhe në shërbim të çlirimtarëve tanë në Hagë, për të cilët u angazhove me tërë qenien. Jam e bindur se kemi ende shumë punë të mira për të bërë së bashku për PDK-në dhe Kosovën. Faleminderit për të gjitha, Bedri!”, ka shkruar Çitaku.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.