Dragashalit sot çohen në këmbë, shkaku mungesës së ujit të pijshëm

Mungesa e ujit të pijshëm në Dragash ka nxitur reagime të qytetarëve, të cilët kanë paralajmëruar protestë për nesër, më 11 gusht, para objektit të Komunës së Dragashit. Protesta pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa qytetarët janë ftuar të...

gusht 11, 2026 - 09:30
Dragashalit sot çohen në këmbë, shkaku mungesës së ujit të pijshëm
dragashalit-sot-cohen-ne-kembe,-shkaku-mungeses-se-ujit-te-pijshem

dragashalit-sot-cohen-ne-kembe,-shkaku-mungeses-se-ujit-te-pijshem

Mungesa e ujit të pijshëm në Dragash ka nxitur reagime të qytetarëve, të cilët kanë paralajmëruar protestë për nesër, më 11 gusht, para objektit të Komunës së Dragashit.

Protesta pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa qytetarët janë ftuar të marrin pjesë për të kërkuar zgjidhje concrete dhe të menjëhershme për problemin e furnizimit me ujë.

“Nuk po kërkojmë privilegj. Po kërkojmë një të drejtë elementary: Ujin!”, thuhet në thirrjen për protestë.

Në njoftim theksohet se qytetarët e konsiderojnë të papranueshme që të paguajnë taksat dhe faturat, ndërsa të mos kenë ujë në shtëpitë e tyre për nevojat themelore.

Mungesën e ujit e ka confirmuar edhe menaxheri i KRU “Hidroregjioni Jugor”, Dega në Dragash, Izet Aliu.

Ai ka deklaruar se qyteti po përballet me mungesë të furnizimit dhe se sasia e ujit që aktualisht vjen nga burimi i Radeshës nuk është e mjaftueshme për nevojat e qytetarëve.

Sipas Aliut, situata është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit për shkak të zvogëlimit të sasisë së ujit në burim.

Ai ka theksuar gjithashtu se problemi nuk lidhet me kapacitet e KRU “Hidroregjioni Jugor”, por me sasinë e ujit në dispozicion.

Ndërkohë, qytetarët pritet që përmes protestës së nesërme t’u kërkojnë institucioneve zgjidhje të menjëhershme për krizën e furnizimit me ujë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.