Dramë pranë qendrës tregtare në Tetovë: Të miturit rrahën 62-vjeçarin dhe i vodhën paratë, pasi mbajti njërin prej tyre, u godit me mjet të mprehtë
Policia dje në Tetovë ka arrestuar dy të mitur, të moshës 17 dhe 16 vjeç, të dy nga Tetova. Sipas buletinit policor, rreth orës 12:30, pranë një qendre tregtare në Tetovë, dy të miturit kanë sulmuar fizikisht M.SH. (62) nga fshati Odër i Te...
Policia dje në Tetovë ka arrestuar dy të mitur, të moshës 17 dhe 16 vjeç, të dy nga Tetova.
Sipas buletinit policor, rreth orës 12:30, pranë një qendre tregtare në Tetovë, dy të miturit kanë sulmuar fizikisht M.SH. (62) nga fshati Odër i Tetovës dhe i kanë marrë paratë.
62-vjeçari ka arritur ta ndalojë njërin prej sulmuesve, 17-vjeçarin, por ky i fundit e ka goditur me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime.
Në momentin e ngjarjes, aty ka kaluar një patrullë policore, e cila ka arrestuar 17-vjeçarin.
Pas ndërmarrjes së masave, në orën 16:15, në rrugën “Von Vardarska” në Tetovë, policia ka lokalizuar dhe arrestuar edhe 16-vjeçarin.
Të dy të miturit janë ndaluar në stacion policor. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.