Drejtësia në Maqedoni në “labirint”: Proceset zgjasin me vite, vendimet mbeten larg publikut
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut përballen me zvarritje të gjata të proceseve gjyqësore, veçanërisht në kontestet e punës dhe çështjet civile. Seancat shpesh caktohen vetëm dy ose tri herë në vit, duke bërë që procedurat të zgjasin me vite....
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut përballen me zvarritje të gjata të proceseve gjyqësore, veçanërisht në kontestet e punës dhe çështjet civile. Seancat shpesh caktohen vetëm dy ose tri herë në vit, duke bërë që procedurat të zgjasin me vite.
Për problemet sistemike, mungesën e motivimit te të rinjtë për profesionet juridike dhe rënien e transparencës së gjykatave, në emisionin “Noќно студио” të 4TV foli Ivana Petkovska nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
Sipas monitorimit të Koalicionit, e drejta për gjykim brenda një afati të arsyeshëm në shumë raste mbetet vetëm në letër, ndërsa pasojat e vonesave i bartin qytetarët, të cilët për vite mbeten pa mbrojtje dhe pa përfundim ligjor.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.