Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 45-vjeçari nga Debreshi

Një 45-vjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit është privuar nga liria pasi është konstatuar se kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Sipas njoftimit të policisë, rasti është regjistruar më 2 nëntor, rreth orës 14:15, në një...

Nëntor 3, 2026 - 16:01
Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 45-vjeçari nga Debreshi

Një 45-vjeçar nga fshati Debresh i Gostivarit është privuar nga liria pasi është konstatuar se kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është regjistruar më 2 nëntor, rreth orës 14:15, në një rrugë lokale në Debresh, gjatë këqyrjes së një aksidenti trafiku ku ishte përfshirë 45-vjeçari me automjetin e tij të markës „Ford“.

Gjatë kontrolleve, është konstatuar se ai kishte 1,58 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Flaka

The post Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 45-vjeçari nga Debreshi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.