Drejtonte pavarësisht ndalimit, shkakton aksident dhe refuzon alkool-testin
Një 32-vjeçar nga Kërçova është privuar nga liria pasi dyshohet se ka drejtuar automjetin edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit të kategorisë B, ndërsa më pas ka shkaktuar një aksident trafiku. Sipas njoftimit të Minist...
Një 32-vjeçar nga Kërçova është privuar nga liria pasi dyshohet se ka drejtuar automjetin edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit të kategorisë B, ndërsa më pas ka shkaktuar një aksident trafiku.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 9 shtator 2026, rreth orës 03:10, në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë.
Nëpunësit policorë të NJPB Kërçovë kanë ndaluar D.S. (32) nga Kërçova, i dyshuar për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Sipas policisë, 32-vjeçari ka qenë duke drejtuar një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, kur në rrethrrotullimin në rrugën “Boris Kidriç” është përplasur me një bordurë betoni dhe më pas ka dalë nga rruga.
Gjatë ndërhyrjes dhe dokumentimit të aksidentit, policia ka konstatuar se drejtuesi e kishte ndalimin aktiv për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Gjithashtu, ai ka refuzuar t’i nënshtrohej testit për praninë e alkoolit.
Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 32-vjeçarit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Flaka
The post Drejtonte pavarësisht ndalimit, shkakton aksident dhe refuzon alkool-testin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.