Durmish Beluli pas rikthimit të rastit “Llaskarca”: “Heshtja nuk është më virtyt!”

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e aktgjykimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimin e rastit “Llaskarca” në rigjykim, pronari i agjencisë, Durmish Beluli, ka reaguar publikisht duke kërkuar që procesi të zhvillohet mbi bazën e ...

shtator 21, 2026 - 23:00
Durmish Beluli pas rikthimit të rastit “Llaskarca”: “Heshtja nuk është më virtyt!”

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e aktgjykimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimin e rastit “Llaskarca” në rigjykim, pronari i agjencisë, Durmish Beluli, ka reaguar publikisht duke kërkuar që procesi të zhvillohet mbi bazën e ligjit dhe provave.

“Heshtja nuk është më virtyt!”, shkruan Beluli në reagimin e tij, duke shtuar se vendimet gjyqësore nuk duhet të komentohen, por se drejtësia duhet të triumfojë.

“Le të triumfojë drejtësia — dhe atë, një drejtësi e vërtetë, e paanshme dhe e bazuar ekskluzivisht në prova, e jo në presione politike dhe mediatike”, shprehet ai.

Beluli thekson se mbetet i përkushtuar ndaj ligjit dhe të vërtetës, duke shprehur bindjen se, sipas tij, presionet nuk mund të përcaktojnë rezultatin e procesit.

“Unë mbetem i përkushtuar ndaj ligjit dhe të vërtetës, dhe jam shumë i bindur se asnjë presion nuk mund të mbajë të burgosur pafajësinë dhe lirinë”, deklaron Beluli.

Ai e përmbyll reagimin me një mesazh të shkurtër:

“Sprovat kërkojnë durim!”

Deklarata e Belulit vjen në një moment kur familjarët e viktimave dhe të lënduarve të tragjedisë së Llaskarcës kanë reaguar ashpër ndaj vendimit për kthimin e lëndës në rigjykim, duke kërkuar që përgjegjësia të përcaktohet mbi bazën e fakteve dhe provave dhe pa zvarritje të mëtejshme.

Rasti “Llaskarca” tashmë rikthehet në procedurë gjyqësore, ndërsa palët e përfshira presin që rigjykimi të sjellë një vendim të bazuar në provat e administruara dhe në zbatimin e ligjit. Gazeta Flaka

The post Durmish Beluli pas rikthimit të rastit “Llaskarca”: “Heshtja nuk është më virtyt!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.