Durmishi: 18 kompani të kredive të shpejta dënohen, qytetarët duhet të informohen për kushtet e vërteta
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar kontroll të intensifikuar ndaj shoqërive financiare që ofrojnë kredi të shpejta, duke theksuar se mbrojtja e interesave ekonomike të qytetarëve është një nga prioritetet kryesore të ministrisë.
Në tre muaj të fundit, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer kontroll në 27 shoqëri financiare licencuara. Si rezultat i parregullsive të gjetura, janë shqiptuar 18 masa inspektuese, me gjobë që mund të arrijnë deri në 100 mijë euro.
“Fitimi i asnjë kompanie nuk duhet të ndërtohet mbi pafuqinë financiare të qytetarëve. Nuk do të tolerojmë praktika që janë në dëm të qytetarëve”,
theksoi Durmishi.Kontrolllet kanë qenë fokusuar në respektimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, veçanërisht në praktikat e pandershme tregtare, transparencën e kushteve të kreditimit dhe arkëtimin e shpenzimeve shtesë.
Ministri theksoi se çdo qytetar ka të drejtë të informohet paraprakisht për koston reale të kredisë dhe detyrimet financiare që merr përsipër, veçanërisht në rastet ku gjendja ekonomike e detyron të shfrytëzojë kredi të shpejta.
“Është veçanërisht e rëndësishme t’i mbrojmë qytetarët që, për shkak të gjendjes financiare, janë të detyruar të shfrytëzojnë kredi të tilla. Çdo qytetar duhet të dijë paraprakisht se sa do t’i kushtojë kredia dhe çfarë detyrimesh financiare merr përsipër”,
thotë Durmishi.Ministri përcolli se ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë dhe se mbrojtja e qytetarëve nga keqpërdorimet financiare do të vazhdojë të jetë në fokus të angazhimit të tij.
Me pak fjalë
Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka intensifikuar kontrollin ndaj kompanive të kredive të shpejta, duke shqiptuar 18 masa inspektuese dhe me gjobë deri në 100 mijë euro. Durmishi thekson se qytetarët duhet të informohen për kushtet e vërteta të kredive dhe se mbrojtja e konsumatorëve do të vazhdojë.
Personat e përmendur
- Besar Durmishi - Besar Durmishi
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




