Durmishi: Në tetor dhe nëntor shënohet rënie e çmimeve për shkak të masave të Qeverisë
Deputetja Dijana Toska nga Fronti Evropian në seancën e sotme të kuvendit nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi kërkoi të sqarojë si ka ardhur deri te numrat se ka ulje të çmimeve në shitjen me pakicë kur analizat ende nuk janë të gatshme, ndërsa qytetarët ankohen për çmimet e larta. Ministri Durmishi theksoi […]
![Durmishi: Në tetor dhe nëntor shënohet rënie e çmimeve për shkak të masave të Qeverisë](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/02/20250212145818_big_730x400_30.webp)
Deputetja Dijana Toska nga Fronti Evropian në seancën e sotme të kuvendit nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi kërkoi të sqarojë si ka ardhur deri te numrat se ka ulje të çmimeve në shitjen me pakicë kur analizat ende nuk janë të gatshme, ndërsa qytetarët ankohen për çmimet e larta.
Ministri Durmishi theksoi se qysh në tetor ishin marrë masa për uljen e vlerës së shportës së konsumatorëve dhe se shporta e vitit të ri gjithashtu ishte mbështetur nga tregtarët dhe distributorët dhe siç theksoi kjo i ka dhënë efektet.
“Për punën e inspektoratit dua të them se pas 15 viteve për herë të parë kontrollohen çmimet e importuesve dhe tregtarëve. Ndërsa në muajt tetor dhe nëntor shënohet rënie, për shkak të masave të Qeverisë”, tha Durmishi.
Për bojkotin e marketeve, ministri Durmishi theksoi se është e drejtë legjitime e qytetarëve dhe e mbështet. Mbetet edhe te disa tregtarë të bëhen kontrolle dhe do të merren vendime adekuate.
Ai theksoi se së shpejti pret takim ndërmjet ministrive të dikastereve dhe përfaqësues të institucioneve dhe të arrihet zgjidhja afatgjate për çmime të qëndrueshme. Për këtë, siç tha ministri Durmishi së shpejti do të bisedohet edhe në mbledhje të Qeverisë.
Deputeti i LSDM-së, Borçe Cvetkov, i cili e pyeti Durmishin për atë se kush do të mbajë përgjegjësi në pushtet për debaklin me masat dhe “shportat” e ashtuquajtura me çka për tetë muaj i solli qytetarët në prag të kolapsit ekzistencial.
Ministri Durmishi tha se është bërë kufizim i marzhave të cilat i kanë vendosur tregtarët.
“Kemi filluar dhe po punojmë për një metodologji të re për shportën minimale, e cila do të ketë një shportë minimale dhe një mesatare, e cila do të përfshijë të gjitha institucionet përkatëse dhe do të prezantohet si tek sindikatat ashtu edhe tek punëdhënësit dhe do të bazohet në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave”, tha Durmishi.
Lidhur me bojkotin, mes tjerash tha, jo vetëm te ne por edhe në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ka një aksion të tillë dhe është e kuptueshme.
Në pyetjen e deputetes Dijana Toska për miratimin e ligjit për përfaqësim të drejtë, rreth afatit për miratimin dhe kritikat se po shtyhet, zëvendëskryeministri përgjegjës për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai theksoi se opozita e tanishme i ka mbërthyer këto procese.
“Të paktën duhet t’i hapni këto çështje, sepse për më shumë se 20 vjet nuk keni bërë asgjë për të rritur numrin e shqiptarëve në administratë dhe keni improvizuar edhe me balancuesin”, tha Fetai.
Ai tregoi dokumente në të cilat kishte emra të personave të cilët janë punësuar si shqiptarë në institucionet publike, ndërsa sipas tij aspak nuk kanë qenë pjesë e asaj bashkësie etnike dhe siç tha BDI këtë e ka lejuar. Fetai theksoi edhe se gjatë viteve të kaluara ka pasur institucione ku nuk ka pasur asnjë shqiptar të punësuar.
Në pyetjen drejtuar ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, rreth procesit për rrjedhën e integrimeve evropiane, deputetja do të marrë përgjigje në rrugë të shkruar, për shkak të mungesës së ministrit.