Durmishi nga Prishtina: Sipërmarrësia e grave duhet të bëhet forcë shtytëse e zhvillimit ekonomik rajonal
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në konferencën rajonale “SHE RISES REGIONAL 2026” në Prishtinë, Republika e Kosovës, ku në panelin kushtuar avancimit të sipërmarrësisë së grave përmes bashkëpunimit ekonomik ra...
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në konferencën rajonale “SHE RISES REGIONAL 2026” në Prishtinë, Republika e Kosovës, ku në panelin kushtuar avancimit të sipërmarrësisë së grave përmes bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe integrimit evropian, prezantoi masat e Qeverisë për mbështetjen e grave sipërmarrëse, rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e mundësive të reja për ndërlidhje ekonomike rajonale.
Postimi i plotë:
Sot, në Prishtinë, mora pjesë në Konferencën Rajonale “SHE RISES REGIONAL 2026”, ku së bashku me presidenten e Kosovës, znj. Justina Shiroka Pula, ish-presidenten Atifete Jahjaga, kolegët ministra nga rajoni, Mimoza Kusari Lila si dhe Delina Ibrahimaj diskutuam për mbështetjen e grave sipërmarrëse, rritjen e konkurrueshmërisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.
Me këtë rast, prezantova masat konkrete që po ndërmarrim si Ministri e Ekonomisë dhe Punës. Për vitin 2026 kemi siguruar 11,34 milionë denarë për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, 5 milionë denarë për bashkëpunimin mes kompanive dhe universiteteve, si dhe grante për vetëpunësim nga 7.000 deri në 20.000 euro.Theksova gjithashtu gatishmërinë time për të iniciuar një bashkëpunim më të strukturuar rajonal gjatë vitit 2027, me synim lidhjen e bizneseve të drejtuara nga gratë me investitorët e huaj dhe hapjen e mundësive të reja në tregjet evropiane.
Do të vazhdojmë të punojmë që gratë sipërmarrëse të kenë më shumë mundësi për të investuar, për t’u zhvilluar dhe për të qenë pjesë aktive e rritjes ekonomike!
The post Durmishi nga Prishtina: Sipërmarrësia e grave duhet të bëhet forcë shtytëse e zhvillimit ekonomik rajonal appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.