Dy 20-vjeçarë arrestohen në Tetovë, policia sekuestron lëndë narkotike

Një aksion i Sektorit për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë ka përfunduar me arrestimin e dy 20-vjeçarëve dhe sekuestrimin e një sasie marihuane. Më 24 shtator 2026, rreth orës 20:25, janë privuar nga l...

shtator 26, 2026 - 00:30
Dy 20-vjeçarë arrestohen në Tetovë, policia sekuestron lëndë narkotike

Një aksion i Sektorit për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë ka përfunduar me arrestimin e dy 20-vjeçarëve dhe sekuestrimin e një sasie marihuane.

Më 24 shtator 2026, rreth orës 20:25, janë privuar nga liria S.I. (20) nga fshati Lisec dhe R.XH. (20) nga Tetova, nën dyshimin për veprën penale që lidhet me prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të lëndëve narkotike.

Me urdhër të gjykatës, policia ka kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të R.XH., ku janë gjetur dhe konfiskuar tri paketime të mëdha dhe një qese najloni me marihuanë.

Dy personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës penal.

Flaka

The post Dy 20-vjeçarë arrestohen në Tetovë, policia sekuestron lëndë narkotike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.