Dy aksidente në Tetovë: Tre të mitur lëndohen nga një shofer me 2,22 promilë alkool

Dy aksidente trafiku janë regjistruar në rajonin e Tetovës më 24 tetor, ku disa persona kanë mbetur të lënduar. Në të dy rastet, drejtuesit e automjeteve kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Në bulevardin „Vidoe Smilevski Bato“ në Tetovë, ...

tetor 25, 2026 - 12:00
Dy aksidente në Tetovë: Tre të mitur lëndohen nga një shofer me 2,22 promilë alkool

Dy aksidente trafiku janë regjistruar në rajonin e Tetovës më 24 tetor, ku disa persona kanë mbetur të lënduar. Në të dy rastet, drejtuesit e automjeteve kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Në bulevardin „Vidoe Smilevski Bato“ në Tetovë, rreth orës 22:20, një automjet i tipit „BMW“, me targa të Tetovës, i drejtuar nga 42-vjeçari D.S. nga Tetova, ka goditur tre të mitur, të moshës 16-vjeçare.

Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia e ka gjetur dhe ndaluar pak më vonë në rrugën „Nikolla Tesla“. Gjatë testimit për alkool, atij i janë matur 2,22 promilë alkool në gjak. Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur tri paketime me marihuanë.

Shoferi është privuar nga liria, ndërsa automjeti është konfiskuar. Njëri nga të miturit ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse dy të tjerët kanë marrë lëndime trupore. Gjendja e tyre është konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Aksidenti i dytë në Pirok: Shoferi 19-vjeçar pa patentë dhe me 1,29 promilë alkool

Një tjetër aksident është regjistruar në orën 04:10 në fshatin Pirok të Komunës së Bogovinës. Një automjet i tipit „Volkswagen Polo“, i drejtuar nga 19-vjeçari D.M. nga Piroku, ka goditur një shtyllë betoni të një shtëpie dhe vitrinën e një objekti në pronësi të një banori 45-vjeçar të fshatit.

Në aksident, tre pasagjerë, me inicialet A.R., A.M. dhe A.R., kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Një pasagjer tjetër, E.K., si dhe shoferi, kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë trajtuar në Qendrën Emergjente pranë Spitalit Klinik të Tetovës.

Nga kontrolli policor është konstatuar se 19-vjeçari e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, me 1,29 promilë alkool në gjak, dhe nuk posedonte leje për drejtimin e automjetit.

Edhe ai është privuar nga liria. Në të dy rastet, ekipet e SPB-së Tetovë kanë kryer këqyrjen në vendngjarje, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj shoferëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Gazeta Flaka

The post Dy aksidente në Tetovë: Tre të mitur lëndohen nga një shofer me 2,22 promilë alkool appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.