Dy bastisje në Bërnjarcë, arrestohen dy persona – drogë, pistoletë dhe municion të sekuestruar
Shkup – Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara në fshatin Bërnjarcë, në rrethinën e Shkupit, gjatë bastisjeve të kryera nga Njësiti për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup. Sipas policisë, më 16 shtator është arrestuar D.C. (34) nga ...
Shkup – Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara në fshatin Bërnjarcë, në rrethinën e Shkupit, gjatë bastisjeve të kryera nga Njësiti për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup.
Sipas policisë, më 16 shtator është arrestuar D.C. (34) nga Bërnjarca. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, fara kanabisi dhe peshore digjitale me mbetje marihuane.
Një natë më parë, më 15 shtator, është arrestuar edhe I.B. (38) nga Shkupi. Gjatë bastisjes së banesës së tij, policia ka sekuestruar një pistoletë, 23 fishekë, 20 fishekë gjahu, barut, saçma, kapsolla dhe pajisje për përpunimin dhe mbushjen e fishekëve.
Nga SPB Shkup bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dy personave do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.