Dy persona dyshohen për mashtrimin e një 88-vjeçari në Strugë, i morën 300 mijë denarë
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.S. (67) dhe D.S. (42), të dy nga Velesi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Sipas policisë, më 6 gusht 2026 në Strugë, të kallëzuar...
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.S. (67) dhe D.S. (42), të dy nga Velesi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.
Sipas policisë, më 6 gusht 2026 në Strugë, të kallëzuarit dyshohet se kanë mashtruar një 88-vjeçar, duke i marrë 300.000 denarë.
Ata i kanë kërkuar të moshuarit t’u sillte paratë, me pretendimin se do t’i shihte gruaja e njërit prej tyre, e cila vinte nga një shtet i huaj, ndërsa në këmbim do të shpërblehej.
88-vjeçari ua ka dorëzuar paratë, ndërsa ata i kanë dhënë një çantë si “garanci”, duke i thënë se brenda saj kishte rreth 10.000 euro. Pasi dy personat janë larguar dhe nuk janë kthyer, i dëmtuari ka hapur çantën dhe ka konstatuar se ajo ishte bosh, duke kuptuar se ishte mashtruar.
Flaka
The post Dy persona dyshohen për mashtrimin e një 88-vjeçari në Strugë, i morën 300 mijë denarë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.